Showbiz

Rexha përkrah të dashurit, pohon se kishte lidhje edhe me vajza

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, të enjten mbrëma është siguruar që të gjithë t’i kthejnë sytë në drejtim të saj teksa është shfaqur në veshje lëkure në Beverly Hills.

Këngëtarja 31-vjeçare, është shfaqur përkrah të dashurit të saj, Keyan Safyari, 37-vjeç, teksa arritën në një aheng për të festuar albumin e saj të ri “Better Mistakes”.

I dashuri Safyari kishte të veshur xhinse të zeza, të kombinuara me një këmishë të bardhë dhe një setër.

Në këtë ceremoni private ka qenë edhe nëna e Bebes, Bukuria, që ishte në qejf teksa bënte shaka me të bijën. Në këtë aheng ishte i ftuar një numër i vogël i njerëzve.

Në një intervistë të ditëve të fundit, krijuesja e këngës së re “Sacrifice”, ka pranuar se kishte një lidhje sekrete me një të famshme.

“Seksualitetin e shoh si një lloj peshoreje”, ka thënë Rexha në një intervistë për “GayTimes” të publikuar të mërkurën.

“A jam takuar me vajza në të kaluarën? Po. A kam qenë në lidhje me to? Po. Madje edhe të famshme, por nuk dua t’ua përmend emrat”, ka thënë Bebe Rexha.

Gjatë vitit të kaluar, Bebe e ka cilësuar veten si shumë fluide sa i përket lidhjeve.

“Dua që të gjej dikë që e dua dhe më do – nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë”, kishte thënë ajo.

Image