Showbiz

Transformimi i pazakontë i Wahlbergut për rolin e ri

 

Mark Wahlberg ka shtuar afro 10 kilogramë brenda tri javësh, për rolin e tij të një boksieri që bëhet prift, në filmin e ardhshëm “Father Stu”.

Dhe shefi personal i kuzhinës, Lawrence Duran, ka bërë të ditur se aktori 49-vjeçar po ha tetë herë në ditë me rreth 7 mijë kalori, në mënyrë që ta arrijë transformimin e jashtëzakonshëm brenda gjashtë javësh.