Christopher McQuarrie e ka përshkruar filmin “Top Gun: Maverick”, si projektin më të mirë në të cilin ka punuar.
Filmbërësi 52-vjeçar është pjesë e ekipit të skenaristëve të filmit të shumëpritur, i cili është vazhdimi i dytë i projektit me buxhet të lartë të aktorit, Tom Cruise, i lansuar në vitin 1986.
I pyetur në Twitter nëse e ka parë versionin final të filmit “Top Gun: Maverick” dhe çfarë mendimi e ka për të, McQuarrie tha: “E kam parë atë disa herë. Ky është filmi më i mirë pjesë e së cilit kam qenë ndër vite. Mezi pres të lansohet për publikun e gjerë”.
McQuarrie është bashkëpunëtorë i rregullt i yllit hollywoodian, Tom Cruise, pasi kjo dyshe ka punuar në realizimin e disa projekteve filmike si: “Mission: Impossible-Rouge Nation”, “Jack Reacher”, “Valkyrie”, “Mission: Impossible-Fallout”, “Edge of Tomorrow”, “The Mummy”, “Mission: Impossible 7” dhe filmin e ardhshëm “Mission: Impossible 8”.
Në “Top Gun: Maverick”, Cruise do ta përsëris rolin e pilotit ushtarak, Pete ‘Maverick’ Mitchell. Në të kaluarën ylli i kinematografisë kishte deklaruar që nuk mendon se një vazhdim i këtij projekti shumë të dashur për publikun, që i dha kahe tjetër karrierës së tij filmike, do të realizohej ndonjëherë.
Filmi i ardhshëm “Top Gun” i realizuar me një buxhet prej 152 milionë dollarësh, planifikohet të lansohet nëpër kinema më 19 nëntor të këtij viti.