Showbiz

Për Madonnan ligji për ndalimin e armëve është vaksina e re që shpëton jetë

Artistja me famë botërore Madonna ka thënë se kontrolli i armëve është “vaksinimi i ri”.

62-vjeçarja në rrjetet sociale ka shkruar se ligjet e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndaluar armët e zjarrit do të shpëtojnë jetë, njëjtë sikur vaksinimi për COVID-19.

Madonna ka publikuar video në Instagram ku ka paraqitur posterë me mesazhe si “Zgjohu Amerikë” dhe “Kontroll i armëve tani”, shkruan NME.

Ndër të tjerash, shkruhej: “Vaksinim i ri! E ka emrin kontrolli i armëve! Duhet të jetë i detyrueshëm. Do të shpëtojë jetë”.