Pasi dëbohen nga shtëpia e tyre, dy fëmijë dhe nëna e tyre beqare detyrohen të zhvendosen në një fermë në Summerville të Oklahomas, të cilën e kanë trashëguar nga gjyshi i ndjerë. Por kur qyteza fillon t’i përjetojë një sërë tërmetesh të pashpjegueshme, fëmijët e zbulojnë lidhjen e familjes së tyre me shkencëtarët e njohur si “Ghostbusters”, të cilët e krijojnë një pajisje për kapjen e fantazmave dhe të cilët ka kohë që janë shndërruar në mit dhe janë harruar plotësisht nga shoqëria.
Kjo është tema të cilën e trajton filmi i ardhshëm “Ghostbusters: Afterlife” i cili vjen me regji të Jason Reitman dhe skenar të shkruar nga ai dhe Gil Kenan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt është vazhdimi i tretë zyrtarë i filmave të njohur të viteve ’80, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët Carrie Coon, Finn Wolfhard, Mckenna Grace dhe Paul Rudd, derisa Bill Murray, Dan Aykroyd, Ernie Hudson, Sigourney Weaver dhe Annie Potts i përsërisin rolet e tyre nga filmat origjinal.
“Ghostbusters: Afterlife” do të lansohet nëpër kinematë e Amerikës më 11 nëntor të këtij viti.