Showbiz

Hilary Duff: Gjidhënia është shumë e vështirë

Aktorja Hilary Duff është bërë për herë të tretë nënë, në mars të këtij viti, me vajzën të cilën e ka quajtur, Mae James.

Duff, 33-vjeçare ka deklaruar se gjidhënia për të është një proces shumë i vështirë pasi ajo nuk ka mjaftueshëm qumësht.

Hailary ka thënë se ajo kishte probleme me gjidhënien edhe me dy fëmijët e tjerë, Luca 9-vjeçar, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Mike Comrie, dhe Banks 2-vjeçare që e ka me bashkëshortin aktuak, Matthew Koma.

Pavarësisht vështirësive, Hilary ka thënë se do të vazhdojë të provojë gjidhënien edhe për fëmijën e saj të tretë.

“Do të thoja se e kisha më së lehti me Lucan. Të gjitha bebet kanë pirë mirë, mirëpo unë nuk jam prodhuese e madhe e qumështit. Në fakt, kjo është foshnja e parë të cilës nuk i kam dhënë ushqim shtesë ende por vetëm qumësht gjiri. Do të vazhdojë të mundohem t’i jap vetëm qumësht gjiri edhe për disa javë”, është shprehur aktorja.