Showbiz

Ylli Limani publikon këngën e re “A ki me rrejt”

Ylli Limani sapo ka publikuar këngën më të re, të titulluar “A ki me rrejt”.

Kënga ka ritme verore dhe besohet se do të pritet mirë nga fansat e këngëtarit, marrë parasysh se pothuajse të gjitha këngët e tij janë shndërruar në hite.

Ndërkohë në videoklipin e këngës, Ylli shfaqet tejet elegant dhe me disa veshje të ndryshme.