Showbiz

Bebe Rexha publikon sonte këngën “Sabotage”

Bebe Rexha ka bërë të ditur se sonte do të publikojë këngën e saj më të re të titulluar “Sabotage”.

Këngëtarja shqiptare e ka dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe një pjesë të klipit të këngës.

Ndërkohë, një ditë më parë, Bebe ka bërë të ditur po ashtu se më 7 maj të këtij viti do të sjellë për fansat e saj albumin e dytë, të titulluar “Better Mistakes”. Kënga e re “Sabotage” do të jetë pjesë e këtij albumi.

Kujtojmë se kënga e fundit e publikuar nga Bebe ishte “Sacrifice”.