Showbiz

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez e konfirmojnë ndarjen e tyre

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre.

Këngëtarja 51-vjeçare dhe lojtari i bejsbollit 45-vjeçar ishin të fejuar për dy vjet ndërkohë që lidhja e tyre kishte nisur katër vjet më parë.

J.Lo. dhe A.Rod. e kanë konfirmuar ndarjen përmes një deklarate publike duke thënë se do të jenë më mirë "vetëm si shokë".

Njoftimi për ndarjen ka ardhur vetëm pak muaj pasi ishte spekuluar se ata i kanë dhënë fund lidhjes pasi ishte përfolur se A-Rod kishte nisur një romancë me yllin e një “reality shou”, të quajtur Madison LeCroy.

Siç bëhet e ditur, lidhja e tij e përfolur me LeCroy mund të ketë qenë faktor për ndarjen e tyre mirëpo, burime të tjera të afërta me çiftin kanë thënë se ndarja e tyre “kishte kohë që mund të ndodhte”.

Jennifer dhe Alex i patën mohuar në fillim thashethemet për ndarjen e tyre duke thënë se nuk janë ndarë dhe se janë duke i rregulluar disa gjëra.

Pak orë para se të konfirmohej, Alex kishte publikuar në Instagram në formë të videos, një seri të fotografive të çiftit të cilat i kishte shoqëruar me këngën e Coldplay “Fix You”.