Ylli i njohur i muzikës, Katy Perry ka folur hapur për familjen e saj moderne me të fejuarin Orlando Blum, dhe ish-gruan e tij Miranda Kerr.
Këngëtarja 36-vjeçare, Perry iu bashkua modeles 37-vjeçare Kerr, e cila ishte e martuar për tri vjet me Blumin dhe e kanë një djalë 10-vjeçar së bashkë, në një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram, për të diskutuar për eksperiencën e të qenit nënë dhe jetët e raportet mes tyre.
“Në familjen tonë moderne, Miranda është personi më i vetëdijshëm kur vjen puna për shëndetin e të gjithë neve. Një prej gjërave më të mira e të qenit e afërt me të, është faktin se unë kam mundësi t’i provoj të gjitha produktet që ajo i krijon, të cilat shpesh m’i sjell djali i saj Flynn kur vjen në shtëpinë tonë për të kaluar kohë me babanë dhe tani motrën e tij të vogël”, citohet të ketë thënë Perry në këtë video.
“Fëmijët janë fokusi ynë kryesorë dhe dashuria jonë e parë. Të qenit nënë është eksperienca më e bukur në botë,” deklaroi tutje modelja Kerr.
Edhe ylli i hitit “Roar” u pajtua me vlerësimin e saj duke thënë: “Është puna më e mirë në botë dhe ndjenja më përmbushëse. Asnjëherë në jetë nuk kam përjetuar diçka më të fuqishme se dashuria për vajzën time, në momentin që e përqafova për herë të parë”.
Tutje Perry e përshkroi dashurinë për fëmijët si të pakusht. Ndërsa në të kaluarën, Kerr pati folur hapur për dashurinë dhe respektin që e ndien për ish-burrin e saj dhe partneren e tij.
Miranda Kerr po ashtu i ka dy djem tjerë, Hart dhe Myles, nga martesa e saj me bashkëshortin Evan Spiegel, ndërsa Orlando Blum dhe Katy Perry e mirëpritën në jetë vajzën e tyre Daisy, para shtatë muajve.