Showbiz

Filmi “Army of the Dead” së shpejti në Netflix

Platforma Netflix e ka publikuar një version të zgjeruar të trilerit të filmit të ardhshëm, “Army of the Dead”.

Ky projekt i vjen me regji dhe skenar të Zack Snyderit, ndërsa në rolet kryesore i sjellë aktorët: Dave Bautista, Ella Purnell, Omari Hardwick, Ana de la Reguera, Theo Rossi, Tig Notaro, Raúl Castillo, Michael Cassidy dhe të tjerë.

Filmi vjen i mbushur me ‘zombie’ dhe e rrëfen historinë e një grupi mercenarësh, të cilët e sprovojnë fatin kur futen në një zonë karantine, për ta kryer vjedhjen më të madhe në histori.

“Army of the Dead” do të transmetohet në platformën Netflix dhe nëpër kinema të limituara, më 21 maj të këtij viti.