Showbiz

Jennifer Aniston është duke e adoptuar një vajzë

Foto: AP/Associated Press

Ylli 52-vjeçar i kinematografisë, Jennifer Aniston, ka qenë e martuar dy herë, me aktorët Brad Pitt dhe Justin Theroux, por asnjëherë nuk ka pasur fëmijë. Por tani ka filluar të qarkullojë lajmi se aktorja do të bëhet shumë shpejtë nënë, përmes adoptimit të një foshnjeje.

Sipas disa burimeve, Aniston duket se ka vendosur ta adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë, të cilën ka kohë që e ka ndihmuar me donacione.

Aktorja po ashtu besohet se e ka ndarë lajmin e gëzuar me kolegët e saj nga seriali “Friends”, gjatë shout ribashkues që do të vijë së shpejti.

“Jenniferi mendoi se ribashkimi i kastës së shout që ia solli asaj famën, ishte koha e përkryer për ta bërë publik lajmin se po bëhet nënë. Derisa Courntey dhe Lisa tashmë ishin në dijeni të këtij lajmi, pasi ato takohen vazhdimisht me njëra-tjetrën, Jennifer mendoi se do të ishte moment special ta ndajë gëzimin e saj edhe me anëtarët e tjerë të grupit, Matt, David dhe Matthew, me të cilët takohen pak më rrallë për shkak të jetëve të tyre të mbushura me obligime familjare dhe angazhime të punës. Duke qenë se për një dekadë rresht e kanë kaluar pothuajse çdo ditë së bashku, ata kanë qenë prezent në çdo situatë dhe e njohin çdo detaj të jetës së tyre, duke e mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira sikur sfidat e Courtneyt për të mbetur shtatzënë, shkurorëzimi i dhimbshëm i Jenniferit nga Brad Pitt dhe të tjerë. Duke e njohur historinë e saj dhe duke e ditur sa shumë ka dëshiruar të bëhet nënë, e bënë edhe më të kuptueshëm faktin pse Jenniferi vendosi ta ndajë dhe festojë këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj, me miqtë e serialit ‘Friends’. Ata janë shumë të lumtur për të dhe u gëzuan tej mase me ta kuptuar lajmin, dhe menjëherë kanë filluar t’i japin këshilla prindërore të cilat aktorja i pranon me dëshirë dhe do t’i vë në funksion, porsa ta sjell foshnjën në shtëpi,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i aktores për revistën “Closer”.

Aniston besohet se do ta përfundojë procesin e adoptimit në qershor të këtij viti.

Aktorja e cila është kumbarë e vajzës 16-vjeçare të mikeshës së saj, Courtney Cox, vitin e kaluar nxiti thashetheme rreth të bërit prind, duke deklaruar se në të ardhmen e saj të afërt shihte fëmijë duke vrapuar e lozur nëpër shtëpi.