Aktori i njohur për filmat “Home Alone”, Macaulay Culkin dhe e dashura e tij po ashtu aktore, Brenda Song, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Foshnja që është djalë, erdhi në jetë më 5 prill në Los Angeles dhe prindërit e rinj e kanë pagëzuar, Dakota Song Culkin, sipas motrës së ndjerë të aktorit.
Përmes një deklarate të përbashkët për media, çifti i cili u takua para disa vjetësh, e konfirmoi lajmin e lindjes së fëmijës duke thënë se po ndihet tejet të lumtur me anëtarin e ri të familjes së tyre.
Megjithëse Macaulay dhe Brenda e kishin mbajtur plotësisht të fshehtë lajmin e shtatzënisë, dhe kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë falë karantinës, në shkurt të vitit të kaluar, aktori i cili u bë i famshëm si fëmijë por pastaj u largua nga ekrani si pasojë e disa problemeve me varësinë nga droga, kishte treguar se ai dhe Brenda janë duke provuar të mbesin shtatzënë.
Aktori e përshkruan veten si një person i thjeshtë dhe i qetë, derisa e dashura e tij Brenda pajtohet më të këtë.
“Njerëzit nuk e kuptojnë sa i sjellshëm, i dashur dhe besnik është ai. Në të vërtetë ajo që e bënë Mackun aq të veçantë, është fakti se ai është 100 për qind vetvetja. Ai e di kush është dhe pajtohet me këtë gjë. Kjo mua më duket një veti shumë tërheqëse. Dhe çfarë është e vërteta, Mack ka punuar shumë për t’u bërë personi që është sot”, citohet të ketë thënë Song.
Macaulay Culkin i cili më së miri njihet për rolin e djaloshit problematik në filmat e suksesshëm familjare, “Home Alone”, thotë se ka dashur të bëhet baba derisa është ende i ri, pasi kohëve të fundit kishte filluar t’i vërejë ndryshimet në trupin e tij që vijnë me moshën.
