Showbiz

Olivia Wilde ende shumë “e vjetër” për Harry Styles?

Në çantën e saj të pazarit thuhet “dy bizele në një bishtajë” - por nuk e dimë nëse Olivia Wilde dhe Harry Styles janë ende kaq të afërt me njëri-tjetrin. Ky dyshim ka lindur pasi aktorja, që tani është edhe regjisore, dukej e vetmuar derisa po bënte pazar në Barnes javën e kaluar.

Disa thashetheme kanë qenë duke u vërtitur në ambientet e të famshmëve se romanca e saj me ish-yllin e grupit muzikor “One Direction” mund të jetë jetëshkurtër për shkak të dallimit në moshë, plot dhjetë vjet.

Çifti thuhet se ishte lidhur kur 37-vjeçarja Olivia e zgjodhi Harryn, 27 vjeç, si pjesë të ekipit për filmin e saj “Don’t Worry Darling”, tetorin e kaluar.

Dyshja ishte kapur nga paparacët tre muaj më vonë të kapur dorë për dore.

Por duke qenë se Olivia dukej aq e zymtë teksa po bënte pazar, mbase tani i kanë ndarë bizelet vetëm në Barnes.