Dua Lipa këtë vit do të jetë mysafire speciale e Elton Johnit në organizimin që fondacioni i tij për sëmundjen e SIDËS do të ketë këtë vit, një natë para mbajtjes së ceremonisë prestigjioze të çmimeve “Oscars”.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja 25-vjeçare nga Kosova e cila është shprehur e entuziazmuar që do të performojë më 25 prill për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën të cilët janë të prekur ose janë të rrezikuar nga HIV AIDS, transmeton Koha.net.
“Shikoni kë takova më në fund sot gjatë provave!!! Jam e entuziazmuar dhe e nderuar që do të performojë në #EJAFOscars më 25 prill me @eltonofficial në mbështetje të punës së mahnitshme që @ejaf është duke bërë për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën të cilët jetojnë, ose janë të rrezikuar me HIV”, ka shkruar Dua në Twitter.
Look who I finally met today in rehearsals!!! I’m so excited and honoured to be performing at #EJAFOscars on 25th April with @eltonofficial in support of the amazing work that @ejaf is doing to help young people all over the world who are living with or at risk of HIV ? ~ pic.twitter.com/Xy2Psdw1m4
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 8, 2021
Dua ka thënë po ashtu se është shokuar kur ka kuptuar se në mbarë botën, çdo ditë paraqiten 1.600 raste të prekjes me HIV tek të rinjtë.
“Jam shokuar kur kam mësuar se çdo ditë paraqiten 1.600 raste të reja të prekjes së të rinjve me HIV në mbarë botën, prandaj ju lutem më ndiqni në mënyrë që të ngrisim vetëdijësimin sepse kështu mund t’i japim fund stigmës HIV së bashku!”, ka vazhduar Dua.
Përveç Duas, në këtë ngjarje do të performojnë edhe artistë të tjerë ndërkohë që ky do të jetë dueti i parë i këngëtares kosovare me fituesin e shumëfishtë të çmimit “Grammy” dhe njërit prej këngëtarëve ikonë, Elton John.
Every year, the most incredible performances make #EJAFOscars just that little bit more special and this year is no different…
— Elton John AIDS Fdn (@ejaf) April 3, 2021
Join us for a 60-minute Pre-Party special, with a spectacular must-see guest performance from the one and only @DUALIPA✨?https://t.co/cIpQ2AaT0R pic.twitter.com/0nMz2n5Cii