Showbiz

Afro gjysma e amerikanëve duan që “The Rock” të kandidojë për president

Afro gjysma e amerikanëve duan që “The Rock” të kandidojë për president
Foto: NY Post
 

Të paktën 46% e amerikanëve duan që Dwayne “The Rock” Johnson të kandidojë për president, sipas rezultatit të një sondazhi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 30.130 qytetarë amerikanë janë anketuar nga “Piplsay” rreth disponimit të tyre për kandidimin e mundshëm të ndonjë të famshmi për president të SHBA-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke përfshirë këtu Johnson dhe Matthew McConaughey, raporton New York Post.