Showbiz

Dua Lipa e nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards”

Dua Lipa e nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards”
 

E mrekullueshmja Dua Lipa vazhdon të jetë ndër artistet më të nominuara në ceremonitë shpërblyese të muzikës.

E radhës është ngjarja e përvitshme "iHeartRadio Music Award", ku këngëtarja me prejardhje kosovare ka arritur t'i fitojë 4 nominime në kategoritë: "Artistja më e mirë e vitit", "Kënga më e mirë e vitit" për hitin e saj "Don't Start Now", "Teksi më i mirë" dhe "Videoklipi më i mirë", po ashtu për këngën "Don't Start Now".