Showbiz

Kim Kardashian West për herë të parë miliardere

Kim Kardashian West për herë të parë miliardere
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli amerikan televiziv, Kim Kardashian West, i është bashkuar klubit elitar të personave shumë të pasur, duke e arritur statusin e miliarderes.

Pasuria e saj neto e ka arritur shumën prej 1 miliard dollarëve, falë bizenseve të saj të kozmetikës dhe veshjeve, si dhe të hollave të fituara nga emisioni televiziv “Keeping Up With The Kardashians”, marrëveshjeve për reklamim dhe investimeve në biznese të ndryshme.