Showbiz

Reperi Rick Ross paralajmëron album të përbashkët me yllin e muzikës Drake

Foto: AP/Associated Press

Reperi dhe kantautori, Rick Ross, ka bërë të ditur se një album bashkëpunues me yllin e muzikës Drake, ka mundësi të realizohet së shpejti.

Të hënën më 5 mars, Drake e publikoi EP albumin e ri të ri me titull, “Scary Hours 2”, dhe kënga e fundit në projektin i cili i përmban tri këngë gjithsej, “Lemon Pepper Freestyle”, reperi kanadez ka bashkëpunuar me mikun dhe kolegun e tij Ross.

Tani, në një intervistë të re për “MSL Media”, Ross ka thënë se bashkëpunimi me tyre për një album të plotë ka shumë gjasa të ndodhë.

“Pas lansimit tonë të fundit, që është kënga ‘Lemon Pepper Freestyle’, Drake dhe unë kemi biseduar gjerë e gjatë dhe një bashkëpunim i radhës është padyshim nën konsideratë serioze”, ka deklaruar Ross.

Jo nuk është hera e parë që është aluduar për një projekt të përbashkët mes dy reperëve. Vite më parë, Ross dhe Drake thanë se janë duke punuar në realizimin e një ‘mixtape’ të titulluar “YOLO”.

Dyshja ka punuar së bashku edhe në disa projekte në të kaluarën, si “Aston Martin Music”, “Stay Schemin”, “Lord Knoës”, “Free Spirit”, “Diced Pineapples” dhe të tjerë.

Muajin e kaluar, Drake ia dha fansave të tij një përditësim tjetër rreth albumit të shumëpritur “Certified Lover Boy”, që është albumi i tij i gjashtë i incizuar në studio.

Ky projekt i reperin kanadez ishte planifikuar të lansohej në janar të këtij viti, por është shtyrë pasi Drake pësoi lëndim në gju.

Tutje reperi e ka konfirmuar lajmin se albumi ka përfunduar në tërësi dhe do të lansohet shumë shpejtë.