Showbiz

Britney Spears e mërzitur dhe e turpëruar nga dokumentari i fundit për jetën e saj

Foto: AP/Associated Press

Pop ylli Britney Spears më në fund e ka thyer heshtjen pas disa javësh spekulimesh, të shkaktuara nga lansimi i dokumentarit “Framing Britney Spears”, i cili flet për jetën e saj.

Ky projekt i realizuar nga “The New York Times”, e shtjellon jetën dhe karrierën e yllit të muzikës pop dhe krijimin e lëvizjes #FreeBritney, e cila nga viti 2008 po bënë thirrje për largimin e babait të saj si kujdestar ligjorë i Spearsit.

Të martën mbrëma, Spears e postoi një video në Instagramin e saj ku shfaqet duke valëzuar me këngën e rok bendit “Aerosmith”, “Crazy”, të cilën e shoqëroi me një mesazh të gjatë dhe personal.

“Duhet shumë forcë për t’i besuar universit me çështjet tua më të ndjeshme dhe reale. Unë gjithmonë jam gjykuar shumë, jam fyer dhe jam turpëruar nga mediat, por vazhdoj të jem ende këtu. Ndërsa bota vazhdon të rrotullohet dhe jeta vazhdon tutje, ne sërish mbesim njerëz të brishtë dhe të ndjeshëm!!! Kam qarë për dy javë rresht dhe në fakt ende vazhdoj të qaj herë pas here. Por, e bëjë atë që mundem shpirtërisht për vetveten në mënyrë që ta ruaj gëzimin, dashurinë dhe lumturinë time. Çdo ditë vallëzimi më sjell hare. Nuk jam në këtë botë për të qenë e përkryer. Jam këtu për të përcjellë mirësi dhe paqe”, ka shkruar Speras.

Në dokumentarin “Framing Britney Spears” ndër të tjera shtjellohet edhe lidhja e saj me ish-anëtarin e grupit “N’Sync”, Justin Timberlake, si dhe ndjekjet e tmerrshme dhe të vazhdueshme që paparacit ia bënin pop këngëtares. Të gjitha këto ngjarje dhe të qenit gjatë gjithë kohës në vëmendje të publikut, e kanë quar Britneyn drejt rebelimit dhe skandaleve publike që ia dëmtuan dukshëm edhe karrierën.

James Spears ka më shumë se një dekadë që e mbikëqyrë jetën dhe karrierën e këngëtares 39-vjeçare, si dhe i ka marrë të gjitha vendimet financiare dhe shëndetësore për të bijën.

Javën e kaluar, avokati i Britney Spearsit e paraqiti një kërkesë në gjykatë duke kërkuar që babai i saj të jepte dorëheqjen si kujdestarit ligjorë. Ekipi ligjor i këngëtares dëshiron që menaxheri i saj, Jodi Montgomery, ta merr përsipër këtë detyrë.

Data e seancës së ardhshme gjyqësore rreth kësaj çështje është 27 prilli.