Pasi i bëri adhuruesit të hamendësojnë gjatë fundjavës, duke i fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, Olivia Rodrigo më në fund e zbuloi lajmin se për çfarë arsye ka vepruar kështu.
Në këtë formë, këngëtarja e re në skenë por tashmë shumë e suksesshme e ka paralajmëruar lansimin e këngës së ardhshme, “Déjà vu”.
Ky projekt vjen pas këngës debutuese të shndërruar në fenomen global “Drivers License”, e cila i dominoi toplistat muzikore me javë të tëra.
“Kënga ime e re ‘Déjà vu’ lansohet të enjten në ora 9 të mëngjesit. Ju premtoj se nuk është shaka e 1 prillit,” kishte shkruar Rodrigo në mesazhin e saj duke bërë shaka.
Ylli i shout televiziv “High School Musical: The Musical: The Series” e publikoi këngën debutuese, “Drivers License”, më 4 janar të këtij viti. Kënga arriti të qëndroj në pozitën e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, për tetë javë rresht.
Pritet të shihet nëse këngëtarja do të gëzojë të njëjtin sukses edhe më videoprojektin e ri, “Déjà vu”.
“Drivers License” ka 2 muaj që është lansuar në platformën YouTube, dhe deri më tani i numëron më shumë se 169 milionë klikime. Rodrigo është jashtëzakonisht e kënaqur me suksesin që e ka shënuar ky projekt debutues, si dhe kulmin e lumturisë e kishte arritur në momentin kur idhulli i saj, Taylor Swift, e kishte përgëzuar online për këngën.