Showbiz

U caktohen 30 vjet burgim sulmuesve të armatosur në rastin e Ibrahim Tatlisesit

Ka përfunduar çështja gjyqësore ndaj Abdullah Uçmakut dhe të tjerëve, të cilët më 14 mars 2011 patën plagosur me armë zjarri këngëtarin e famshëm turk, Ibrahim Tatlises dhe përcjellësit e tij.

Gjykata e Lartë turke i ka shqiptuar dënimin me 30 vjet burgim për “vrasje në tentativë me paramendim” atij dhe dy të tjerëve, raporton CNN Turk. 

Tatlises ishte sulmuar aso kohe nga pesë persona dhe ishte plagosur edhe asistentja e tij, Buket Çakici, ndërsa shoferi, Hakan Çaliskan, kishte shpëtuar pa lëndime serioze.

Dënime janë shqiptuar ndaj: Uçmakut, Ersin Altunit dhe Yunus Ayikut që u dënuan me 30 vjet burg. Emin Birdal me 7 vjet e 3 muaj e gjysmë për armatosje të grupit terrorist që sulmuan atë kohë.

Ngjarja pati ndodhur pas daljes së tij nga zyrat e kanalit televiziv Beyaz TV pas mesnate derisa kishte qenë duke hipur në veturë kur ndodhi sulmi.

Tatlises dhe asistentja e tij ishin dërguar në spital ku edhe iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.