Dua Lipa ka përzgjedhur një mori fotografish nga fëmijëria e saj për t’ia uruar ditëlindjen babait, Dukagjin Lipa.
“Urime ditëlindjen babi, të dua”, janë fjalët e Duas në rrjetet sociale, përmes të cilave ia uron ditëlindjen babit të saj ndërkohë që ato i ka shoqëruar me fotografi të ëmbla bashkë me të atin.
Dukagjin Lipa sot ka mbushur 52 vjet. Ai është i njohur si këngëtar dhe si pjesëtar i një prej bendeve më të pëlqyera të muzikës së viteve të 90-ta, rok grupit “Oda”.
Dukagjin Lipa është një prej mbështetësve dhe shtytësve kryesorë të Duas në rrugëtimin e saj ndërkombëtar në muzikë.
Dua ka arritur që të bëhet një nga këngëtaret më të dëgjuara në botë ndërkohë që këngët e saj tashmë kanë arritur të marrin miliarda klikime në YouTube. Ajo është fituese e dy çmimeve “Grammy”.
{gallery}