Showbiz

“Square” blen shumicën e aksioneve të “Tidal”, Jay-Z vihet në Bordin e drejtorëve

Descriptive Text

Kompania financiare teknologjike Square Inc., ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje që të marrë në dorë pjesën më të madhe të aksioneve të “Tidal”, shërbim ky i transmetimit muzikor të reperit amerikan Jay-Z.

Sipas marrëveshjes, Square do të paguajë 297 milionë dollarë për të marrë “Tidal” ndërkohë që Jay-Z do të emërohet anëtar i Bordit të Drejtorëve të Sqaure.

Tidal tash do të përfaqësohet nga Square, kompani kjo e themeluar nga Jack Dorsey i cili është njëkohësisht themelues dhe shef ekzekutiv i Twitter.

Tidal është prezantuar vite më parë si alternativë e transmetuesve të tjerë muzikor.

“Ideja është që të gjenden rrugë të reja për të mbështetur punën e artistëve”, ka thënë Dorsey në një deklaratë ku ka bërë të ditur marrëveshjen e re.

Ndërkohë, Jay-Z ka deklaruar se ky partneritet do të jetë një “ndryshim i lojës për shumë vetë”.