Showbiz

Vdes legjenda e “reggaet”, Bunny Wailer

 

Një prej legjendave të zhanrit muzikor “reggae”, Bunny Wailer, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare, shkruan BBC.

Muzikanti nga Kingstoni i Xhamajkës, ishte themelues i “The Wailers”, së bashku me shokun e tij të fëmijërisë Bob Marley.

Së bashku kishin arritur famën ndërkombëtare me klasiket e “reggaet” si “Simmer Down” dhe “Stir It Up”, para se Wailer të vazhdonte solo në vitin 1974.

Ai fitoi tre çmime “Grammy” dhe mori Urdhërin e Meritave të Xhamajkës në vitin 2017.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga ministrja e Kulturës së Xhamajkës, Olivia Grange.