Showbiz

Ylli i “Riverdale” thotë se ndihet si në burg me rolin e tij

KJ Apa e ka krahasuar rolin e tij në seritë “Riverdale” me burgun.

Aktori i cili luan rolin e Archie Andrews tha se ndjehet i kufizuar tek seritë e famshme.

“Ndjehem i lirë nga një shfaqje ku ndjehem sikur jam në burg shumicën e kohës”, i tha Apa revistës Interview, duke iu referuar filmit “Songbird” në të cilin luajti vitin e kaluar.

“Ka shumë kufizime se çka duhet të bëj dhe çfarë nuk duhet”, vazhdoi ai tutje për rolin në “Riverdale”.

Por në “Songbird, vazhdon ai, “ishte sikur, kjo është ajo se si mund ta shprehësh veten sikur je”.

“Nuk isha i mbuluar nga makijazhi apo produktet e flokëve. Kisha flokë të gjata dhe mjekër. Ndjehesha thjesht i lirë”.

Ai thotë se roli i Archiet i jep shumë presion.

“Ka shumë presion në rolin e Archiet. Jam i lumtur për seritë dhe është një sukses, por në të njëjtën kohë ka shumë bagazh që vjen me suksesin”, tha ai.

Apa shton se njerëzit me të cilët mund të flasë për këtë gjë janë vetëm aktorët tjerë që luajnë në seritë e “Riverdale”.

Sezoni i pestë i “Riverdale” aktualisht është duke u transmetuar në Netflix.