Showbiz

Jennifer Lopez publikon fotografi me fustan nusërie

Jennifer Lopez ka ndezur rrjetet sociale duke publikuar një fotografi me fustan nusërie.

Këngëtarja dhe aktorja e cila është e njohur për shumë martesa në të kaluarën, pritet që së shpejti të bëhet edhe zyrtarisht bashkëshortja e sportistit amerikan të bejsbollit, Alex Rodriguez.

J-Lo do të martohej me Rodriguez vitin e kaluar në Itali, por ceremonia është shtyrë disa herë për shkak të masave kundër koronavirusit.

51-vjeçarja gjithsesi ka emocionuar fansat me foton e fustanit të nusërisë, një veshje e punuar me delikatesë dhe me shpatull të rënë.

I fejuari i saj Alex i kishte bërë kërkesën magjike dy vjet më parë dhe Jennifer ka pranuar dhe tash ka mbetur vetëm të zhvillohet ceremonia e martesës.

Image