Showbiz

Emma Stone fantastike në rolin e Cruellas

Aktorja e njohur hollywoodiane, Emma Stone, është angazhuar zyrtarisht në rolin e personazhit Cruella de Vil, në filmin e ri të realizuar nga “Disney” i cili e portretizon rrugëtimin e këtij karakteri të njohur nga filmat “101 Dalmatians”, drejt shndërrimit në gruan e ligë siç e njeh publiku.

Në trilerin e parë të filmit Stone duket se e ka personalizuar rolin e saj shumë mirë.

Me një kastë aktorësh yje, përfshirë këtu Mark Strongun dhe Emma Thompsonin, filmi duket të jetë mjaft argëtues dhe njëherësh po konsiderohet një projekt të cilin duhet shikuar patjetër.

Me titull “Cruella”, filmi pritet të lansohet nëpër kinema më 26 mars të këtij viti, ndërsa besohet se në platformën “Disney+” do të fillojë së transmetuari dy ditë më vonë.