Showbiz

“Tina” dokumentari për jetën e këngëtares Tina Turner, lansohet në muajin mars

“Tina” dokumentari për jetën e këngëtares Tina Turner, lansohet në muajin mars
Foto: AP/Associated Press
 

Dokumentari i ri i cili flet për yllin e muzikës Tina Turner, më në fund është bërë me datë të lansimit.

Ky projekt i cili e rrëfen jetën dhe karrierën e këngëtares ikonike, do të shënojë premierën botërore javën e ardhshme në kuadër të Festivalit të filmit në Berlin, kurse në kanalin “HBO” dhe në platformën digjitale “HBO Max”, do të transmetohet më 27 mars të këtij viti.