Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Butrint Imeri vjen me një befasi për adhuruesit e tij

Në rrjetin social Instagram, Butrint Imeri ka publikuar një video surprizë, duke kënduar një pjesë nga kënga e tij e re.

Në një ambient të lezetshëm në borë dhe afër zjarrit, si dhe nën tingujt e kitarës nga Astrit Stafai, Butrinti i këndon dashurisë, duke iu referuar si lulja e dashnisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo video e publikuar pa paralajmërim në Instagramin e tij, ka marrë tashmë rrethi gjysmë milioni shikime dhe mijëra komente pozitive, duke arritur që edhe me këtë projekt të marrë vëmendje si zakonisht.

Kujtojmë që përveçse audiencës së madhe që ai ka përreth, projekte e Butrintit shquhen si hite të pakontestueshme, ku e fundit ishte “Phantom” e cila për një muaj ka arritur të ketë mbi 16 milionë shikime.