Showbiz

Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e radhës me Elinel

Pas suksesit të këngës së fundit me Yll Limanin, Dafina ka paralajmëruar tashmë edhe projektin e radhës, që do të jetë bashkëpunim.

Elinel është përzgjedhja e radhës që Dafina ka vendosur të bashkëpunojë kësaj radhe.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë pamje bashkë me reperin e njohur, aty ku ka bashkangjitur edhe një pjesë të tekstit të këngës.

“Nëse don mu shty me mu” ka shkruar këngëtarja teksa shihet bashkë me Elinel, duke konfirmuar kështu se ata tashmë edhe kanë nisur punën për projektin e tyre.

Duke mos dhënë më shumë detaje se kur do të publikohet bashkëpunimi, dyshja ka nxitur tashmë edhe reagime të shumta mes fansave të tyre, të cilën e kanë mirëpritur këtë vendim.

Image