Vetëm pak ditë kanë mbetur nga paraqitja e The Weeknd në “Super Bowl”, ndërkohë që këngëtari ka mohuar thashethemet se do të ketë të ftuar special në performancën e tij.
Fituesi i shumëfishtë i “Grammy Awards” do të ofrojë një përzierje të këngëve të tij më të mira për 20 minuta sa do të zgjasë pauza e lojës së madhe, shkruan Daily Mail.
Gjatë një interviste në NFL Network, The Weeknd tha se ka dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me këtë por ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Nuk do të ketë mysafirë special”, tha këngëtari 30 vjeçar.