Showbiz

Papa inkurajon muzikantët që t’i rikthehen punës

Papa Françesku të enjten u ka ofruar mbështetje muzikantëve të cilët kanë mbetur të heshtur gjatë pandemisë, pasi shumë kanë humbur punën dhe mundësinë për të bërë prova së bashku.

Përmes një video-mesazhi, Papa ka folur për rëndësinë e muzikës në jetën e kishës, shkruan AP.

Ai tha se shpreson që të përfundoj pandemia me COVID-19 dhe që jeta muzikore e kishës të rikthehet, ashtu që “të mund të rikthejmë këndimet dhe muzikën dhe të kënaqemi duke kënduar bashkë”.

Papa përfundoi mesazhin e tij duke iu drejtuar muzikantëve që heshtja gjatë pandemisë do të sjellë diçka të re pas përfundimit.