Mariah Carey është paditur nga motra e saj më e vjetër për shkaktim të “stresit emocional”.
Akuza e Alison Carey është ngritur në Gjykatën Supreme të New Yorkut përmes së cilës kërkohen nga këngëtarja e famshme 1, 25 milionë dollarë për shkaktim të dëmit psiqik, shkruan The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlison e ka akuzuar Mariahn për “poshtërim publik”, përmes librit “The Meaning of Mariah Carey”.
Në akuzë thuhet se Alison është akuzuar rëndë nga Mariah në librin e saj të kujtimeve. Në këtë libër Mariah thotë ndër të tjera se Alison “do të shkëmbente trupin e saj për para apo drogë”.
Këngëtarja amerikane ka shkruar po ashtu në libër se motra e kishte lënë të vetëm me të dashurin e saj kur ishte vetëm 12 vjeçare duke e detyruar Mariahn që ta puthte atë.
“Motrat e mëdha duhet të të mbrojnë, jo të të hedhin tutje”, ka shkruar Mariah në libër.
Nuk ka pasur ende një reagim të këngëtares në lidhje me akuzën e ngritur ndaj saj.