Showbiz

Blake Lively kishte pasiguri për trupin e saj pas lindjes së fëmijës së tretë

Descriptive Text

Edhe pse shquhet si një prej të famshmeve më të bukura dhe më në trend me modën, Blake Lively, së fundmi ka folur hapur për trupin e saj pas lindjes së fëmijës së tretë me aktorin, Ryan Reynolds.

Ylli i serisë “Gossip Girl” ka treguar se pas sjelljes në jetë të vajzës së tretë, kishte përjetuar pasiguri rreth figurës së saj pasi është detyruar ta ndërrojë tërësisht gardërobën.

Ajo e postoi një fotografi në Instagram nga paraqitja e saj në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, në janar të vitit 2020, të shoqëruar me mbishkrimin: “E pata kombinuar një bluzë të markës “Lanvin” dhe një fustan të disenjatores Neta Porter, për ta krijuar këtë veshje, sepse askush nuk mund të më siguronte rroba të cilat i përshtateshin trupit tim pas lindjes. Nuk është mesazh i mirë për gratë kur rrobat e markave të njohura, nuk janë të përshtatshme për trupin e tyre. Në fakt kjo i bënë konfuze,” tha Lively e cila tutje deklaroi se atëkohë nuk ndihej krenare me trupin e saj të ri, që kishte ndryshuar aq shumë gjatë shtatzënisë. “Do të dëshiroja shumë të isha ndier më e sigurt për trupin tim atëherë, sikurse ndihem tani. Ai trup ma dhuroi një fëmijë. Ai trup prodhonte ushqimin e foshnjës së vogël. Çfarë mrekullie e bukur. Dhe në vend se të isha krenare, unë ndihesha e pasigurt. Thjeshtë ngase rrobat nuk më përshtateshin për trupi. Çfarë paragjykimi i gabuar dhe qesharak.”

Image
Mesazhin e saj pozitiv, aktorja e përfundoi duke e lavdëruar personat si blogerja Katie Sturino, që po i sfidon markat e njohura të modës të përmirësohen dhe të krijojnë më shumë koleksione për gratë me përmasa më të mëdha trupore, si dhe po i ndihmon gratë anembanë botës të mos ndihen të vetme në këtë sfidë.

Deklarata e aktores u mirëprit nga një numër i madh i personaliteteve të famshme, veçanërisht ato që janë vet nëna, të cilat e shpërndanë mesazhin e saj në rrjetet sociale duke e përgëzuar për guximin për ta treguar të vërtetën.

Blake Lively dhe Ryan Reynolds njihen si një prej çifteve më të dashura të showbizit. Përveç se e gëzojnë një karrierë të suksesshme në film, ata gjithashtu shquhen për angazhimet e tyre të mëdha në fushën e bamirësisë.