James Corden e ka festuar ditën e fundit të Donald Trumpit në krye të shtetit, me një parodi të këngës “One Day More” nga mjuziklli ikonik “Les Misérables”, dhe pjesë e performancës së tij ishin edhe yje të shumtë të Broadwayt.
Në videon e cila u transmetua gjatë episodit të fundit të emisionit “The Late Show”, e cila më pas u postua në rrjetet sociale dhe platformën YouTube, Corden shfaqet duke arritur në punë në disponim të mirë, për shkak se ka mbetur edhe pak kohë nga inaugurimi i Joe Bidenit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi e sheh Trumpin duke u shfaqur në një ekran televiziv, prezantuesi dhe aktori i njohur fillon ta interpretojë këngën “One Day More”. Performancës së tij i bashkohen edhe kasta aktuale e shfaqjes muzikore “Les Misérables”, përfshirë këtu Patti LuPone, Matt Lucas, Joshua Grosso, Jillian Butler, Emily Bautista, Kyle Scatliffe dhe Shuler Hensley.
Kështu ata e sjellin një video që në fund del mjaft qesharake dhe përfundon me fjalimin e Trumpit dhe Cordenin duke e ndalur televizorin.
.@JKCorden and an array of Broadway friends bid farewell to President Trump, Les Mis style. pic.twitter.com/l9PiSRvCOA
— The Late Late Show with James Corden (@latelateshow) January 20, 2021