Showbiz

Steve Martini vaksinohet kundër koronavirusit, ka një “shqetësim” për moshën e tij

Aktori amerikan  Steve Martin, ka marrë vaksinë kundër koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur dje përmes Tëitterit ku vaksinimin e quajti si lajm të mira ndërsa “lajm i keq” është se ka 75 vjet.

Lajm i mirë/ Lajm i keq. Lajm i mirë: Unë sapo u vaksinova! Lajm i keq: E bëra sepse jam 75 vjeçar. Procesi ishte i thjeshtë dhe u drejtua me përsosmëri nga Ushtria Amerikane dhe Garda Kombëtare. Faleminderit të gjithëve, faleminderit shkencë”, ka shkruar aktori Martin.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “The Pink Panther, Father of the bride, Cheaper by the dozen, The Jerk, Parenthood, Shopgirl”.