Maisie Smith, që përfundoi e dyta në garën “Strictly Come Dancing” është duke u kërkuar nga kompanitë e mëdha të xhirimeve të muzikës, pas paraqitjes së saj të suksesshme, pasi besojnë se ajo mund të jetë “Dua Lipa apo Rita Ora e ardhshme”, shkruan “The Sun”.
“Maisie di të këndojë, vallëzojë dhe aktrojë – është rrezik i trefishtë. Disa kompani të mëdha të xhirimeve të muzikës janë duke u interesuar për të. Ajo mund të jetë Dua Lipa apo Rita Ora e re, të paraqitet edhe në filma përkrah muzikës. Zëri I saj është impresiv dhe ka potencial të madh”, ka thënë një burim.
Masie 19-vjeçare tash, kishte nisur karrierën në moshën shtatëvjeçare, kur u paraqit në “The Other Boleyn Girl”.