Showbiz

Selena Gomez befason me këngën në spanjishte

Është ndër artistet më të dashura dhe, pa dyshim, ndër më të suksesshmet përgjatë viteve.

Selena Gomez ka befasuar të premten me miliona adhurues të saj, kur e lansoi projektin më të ri muzikor, kësaj radhe një këngë në gjuhën spanjolle.

“De Una Vez” është titulli i projektit të ri të Gomezit, të cilin vetë këngëtarja e ka cilësuar si fillimi i diçkaje të re.

Me një videoklip energjik dhe me paraqitje unike për këngëtaren, kënga është mirëpritur nga adhuruesit, sidomos nga ata latinë, që janë të shumtë në numër.