Showbiz

Familja Lipa ndanë fotografi nga pushimet ekzotike në Meksikë

Foto: Instagram/Dukagjin Lipa

Familja e Dua Lipës ka zgjedhur bukuritë e Meksikës për ti kaluar pushimet e para të vitit 2021.

Familja e madhe Lipa kanë shkuar atje bashkë me të dashurin e Duas, Anwar Hadid dhe disa miq të saj, ku edhe po kalojnë kohë relaksuese dhe argëtuese. Këtë gjë e kanë dëshmuar edhe me shumë fotografi të publikuara në rrjetet sociale të familjes Lipa.

“Gati për 2021”, ka qenë komenti i rokerit Dukagjini Lipa, i cili i ka ndarë me ndjekësit e tij fotot familjare ku shihet bashkë me bashkëshorten Anisën dhe fëmijët e tyre Duan, Rinën dhe Gjinin.