Showbiz

“The United States Vs. Billie Holiday” filmi biografik për ikonën e muzikës

Janë publikuar pamjet e para të filmit të ri, i cili flet për jetën dhe karrierën e ikonës, Billie Holiday, me titull “The United States Vs. Billie Holiday”.

Ky projekt vjen me regji të Lee Danielsit, dhe në të luajnë aktorët Andra Day, Natasha Lyonne, Garrett Hedlund, Trevante Rhodes dhe të tjerë.

Në film kantautorja Andra Day vjen në rolin e Billie Holiday, derisa projekti në fjalë është konceptuar nga një numër i krijuesve të talentuar afrikano-amerikan, përfshirë këtu skenaristen e shpërblyer me çmim “Pulitzer”, Suzan-Lori Parks dhe regjisorin e shpërblyer me “Oscar”, Lee Daniels.

Filmi biografik “The United States Vs. Billie Holiday”, pritet të lansohet në platformën Hulu më 26 shkurt, ndërsa nëpër kinematë e Britanisë së Madhe do të fillojë së shfaquri nga 12 marsi i këtij viti.