Futbollisti Arbër Zeneli është bërë lajm në mediat rozë, pasi besohet se i ka dhënë fund fejesës së tij me Majlinda Hodën.
Njëri prej futbollistëve më të mirë të Kosovës që bën karrierë në Francë, te skuadra e Reimsit, duket se i ka dhënë fund lidhjes së tij. Spekulimet kanë nisur pasi 25-vjeçari, i ka fshirë të gjitha fotografitë që i kishte me të.
Arbër Zeneli u fejua në qershor të vitit 2019, ndërsa nga dita e hënë nuk e ka asnjë fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Majlindën nuk e ka as te ndjekësit në këtë rrjet social.
Megjithëkëtë ende nuk ka konfirmim nga Zeneli apo Hoda, për ndarjen e tyre.
{gallery}