Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, së fundmi është përballur me kritika nga fansat për thyerjen e rregullave të izolimit me qëllim që të festojë ditëlindjen e 30-të e një ceremoni të mbajtur në Londër. Mirëpo, Ora ka tejkaluar këtë dramë, duke postuar një seri fotografish për një fushatë reklamuese. Ajo është shfaqur me grim dhe kostume të bardha.
Në këto fotografi ishte e ulur në një krevat lëkure dhe dyshohet se është ngujuar në Bullgari për ditët festive, shkaku i masave të udhëtimit.
“Daily Mail” ka raportuar se krijuesja e hitit “Shine Ya Light” është e shqetësuar se nuk do të mund të kthehet në Britani pas vendimit të Qeverisë bullgare për të anuluar të gjitha fluturimet drejt Londrës deri më 31 janar të vitit 2021.
Anulimi i fluturimeve është bërë nga frika e variantit të ri të virusit që është zbuluar në Angli. Tabloidi britanik ka shkruar se këngëtarja me prejardhje nga Kosova është larguar nga Britania pas kritikave se organizoi ahengun e ditëlindjes me të cilin theu masat për mbrojtje nga virusi.
“Rita ka qenë kritike e vetes për gabimet, por tani është angazhuar në punë me qëllim që të qetësojë mendjen”, ka thënë një burim i afërt me Orën.
“Mail On Sunday” kishte raportuar se pak para ditëlindjes, Ora ishte në Kajro me një aeroplan privat për të performuar në Hotelin W. Ajo u kthye më 22 nëntor dhe e rregullat e karantinës është dashur të vetizolohej për 14 ditë. Mirëpo, më 28 nëntor ajo organizoi një aheng të ditëlindjes.
