Showbiz

Teigen: Jam e mërzitur që kurrë më s'do të jem shtatzënë

Modelja amerikane Chrissy Teigen, ka njoftuar se pavarësisht se e do shumë rolin e së ëmës, nuk do të mbes më kurrë shtatzënë.

Teigen, më herët në këtë vit, pati njoftuar se ka humbur një foshnje, Jack të cilin do ta quanin, pas ndërlikimeve në shtatzëni.

“Dua kaq shumë të jem shtatzënë, shumë, shumë, dhe jam e mërzitur që më kurrë s’do të jem”, ka njoftuar ajo në shkrimin ku i ka bashkëngjitur një fotografi kur ishte shtatzënë.

Teigen nuk ka treguar nëse ky është vendim i saj apo nëse mjekët i kanë kërkuar një gjë të tillë.

35-vjeçarja, gruaja e këngëtarit John Legend, ka treguar edhe mërzinë që ndjen sa herë kujton humbjen e foshnjës.

“Edhe pse nuk jam shtatzënë, sa herë e shoh veten në pasqyrë e kujtoj se si do të mund të kishte qenë”, shkroi tutje ajo në Instagram.