Showbiz

Filmi i animuar “Sing 2” me një kastë të aktorëve dhe këngëtarëve yje

Filmi i animuar “Sing 2” me një kastë të aktorëve dhe këngëtarëve yje
 

Yjet e muzikës, Bono, Halsey dhe Pharrell Williams, janë ndër personalitetet e famshme që janë paralajmëruar si pjesë e kastës së filmit të ardhshëm të animuar, “Sing 2”.

Vazhdimi i dytë i filmit të vitit 2016, pritet të lansohet nëpër kinema në dhjetor të vitit të ardhshëm, dhe vjen i realizuar nga studioja filmike “Illumination”, e cila shquhet për filma të tillë si “Despicable Me” dhe “The Secret Life of Pets”.