Showbiz

Clooney e mbron Tom Cruisen për “reagimin e tepruar”

 

Aktori George Clooney ka thënë se kolegu i tij aktor dhe producent, Tom Cruise, “nuk e teproi me reagimin”, kur i bërtiti ekipit filmik për shkak të shkeljes së udhëzimeve për mbrojtje nga COVID-19.

Një gjë të tillë, Clooney e ka thënë pasi që ka dalë në publik një audioincizim, në të cilin Cruise dëgjohet tek i kërcënon punëtorët se do t’i shkarkojë nga puna, gjatë xhirimit të filmit “Mission: Impossible 7”, në rast se e përsërisin të njëjtin veprim.