Showbiz

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shijojnë darkë private në Boston

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” u bashkua me të dashurin e saj në Boston.

36-vjeçarja kaloi natën me basketbollistin 29-vjeçar Tristan Thompson, ka mësuar revista People.

Çifti darkoi në restorantin Zuma në “Four Seasons Hotel One Dalton Street”, derisa gjithçka u dokumentua nga mediat rozë.

Derisa po hynin në restorantin japonez, Kardashian dhe Thompson po mbanin maskat. Ata shkuan drejt një dhome private në pjesën e pasme të restorantit dhe kishin një ekip kuzhinierësh prej 3 vetash.

Thompson ka një vajzë 2 vjeçe e gjysmë me Kardashian, të cilën e quajnë True.

Image