Showbiz

Lana Del Rey besohet se është fejuar

Foto: Getty Images
 

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se këngëtarja 35-vjeçare, Lana Del Rey, është fejuar me të dashurin e saj të ri, Clayton Johnson, pas disa muajsh lidhjeje.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i afërt i yllit të njohur të muzikës, për revistën “Us Weekly” e cila deklaron se janë informuar për lajmin e mirë të martën, pak ditë pasi Lana gjatë paraqitjes së saj në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ishte spikatur me një unazë diamanti në gisht.