Showbiz

Taylor Swift u inspirua nga rrëfimet për shkurorëzim në krijimin e hitit “My Tears Ricochet”

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
 

Taylor Swift ka zbuluar se e ka shkruar hitin “My Tears Ricochet” nga albumi i saj i fundit “Folklore”, pasi e ka shikuar filmin e regjisorit Noah Baumbach, “Marriage Story”.

Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, Swift u pyet çfarë lidhje ka kjo këngë dhe hiti “Mad Woman” me ndjenjat e saj karshi Scott Borchettas, udhëheqësi i studios së vjetër incizuese të këngëtares “Big Machine Records”, dhe Scooter Braunit, i cili së fundmi i ka shitur të drejtat autoriale të gjashtë albumeve të para të Swiftit.