Showbiz

Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare

Foto: Shutterstock
 

Ylli i hitit “Vogue”, Madonna, ka vendosur që në moshën 62-vjeçare ta bëjë tatuazhin e saj të parë në trup. Kështu, ajo ka zgjedhur t’i nderoj fëmijët e saj, Lourdes, Rocco, David, Mercy, Stella dhe Estere, duke i vendosur inicialet e tyre në dorë.

Mbretëresha e muzikës pop me shumë krenari i ndau disa fotografi të tatuazhit të parë, me gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Teksa e falënderoi artistin, East Iz, nga dyqani i tatuazheve “Shamrock Social Club” në Hollywood, Madonna në mbishkrimin që e shoqëronte fotografinë kishte vendosur t’i ndryshojë fjalët e hitit të vitit 1984, “Like A Virgin”, dhe kishte shkruar: “E ngjyrosur për herë të parë… #family”.